Të gjitha shërbimet

Shërbim · Sakt Studio · Tiranë

Krijim dhe Zhvillim i Website për Biznesin Tuaj

Nëse jeni një biznes që kërkon një website ose një dyqan online (e-commerce) me dizajn modern, performancë të lartë dhe të ndërtuar për të kthyer vizitorët në klientë, ne mund t'ju ndihmojmë. Në Sakt Studio, çdo projekt fillon me zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të biznesit tuaj, jo me modele të gatshme apo website të parapërgatitura.

Çfarë përfshin krijimi i faqes

Një paketë e krijimit të faqeve nuk është vetëm dizajn. Përfshin strukturë, përmbajtje, zhvillim, dizajn UI/UX, SEO dhe dorëzim të qartë.

  • Strukturë dhe wireframe para dizajnit vizual
  • Dizajn UI/UX i personalizuar per qellimet e biznesit tuaj
  • Zhvillim i shpejtë, i optimizuar për mobile dhe desktop
  • Formular kontakti, CTA dhe lidhje me WhatsApp/email
  • Përmbajtje në shqip dhe ne gjuhe te tjetra te zgjedhur ne funksion te biznesit tuaj
  • Lidhje me Google Business Profile dhe Google Maps, Google Analytics dhe Google Search Console
  • Integrim me social media (Facebook, Instagram, LinkedIn, etc.)
  • Trajnim i shkurtër për përditësime bazë pas lançimit

Për kë është ky shërbim

Në vitin 2026, një faqe interneti është e domosdoshme për çdo biznes, freelancer apo korporatë që kërkon të ndërtojë një prezencë profesionale online, të gjenerojë klientë të rinj, të prezantojë portofolin ose të krijojë një faqe korporative. Nëse shisni produkte online, shihni edhe shërbimin tonë për krijimin e dyqaneve online.

Si punojmë

Prezantim → strukturë → dizajn → zhvillim → testim → lançim. Ju mbani në dijeni në çdo fazë. Pas lançimit mund të vazhdojmë me SEO, përmbajtje ose mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta