← Kthehu te blogu

12 gusht 2026 · 6 min lexim

Sa kushton një website?

Një website është një nga mjetet kryesore që i duhet një biznesi për t'u shfaqur online, për të ndërtuar besueshmëri dhe për të sjellë më shumë kontakte, shitje dhe klientë.

Sa kushton nje website?

Sa kushton një website?

Një website është gjëja kryesore që i duhet një biznesi, sidomos tani, vitet e fundit, në momentin kur të gjithë njerëzit kërkojnë për shërbimet në Google dhe ChatGPT. Çdo gjë gjendet online shumë lehtë, por a gjendeni ju? Tani varet. Maksimumi ju del ndonjë faqe e juaja në Instagram kur kërkoni veten, gjë që nuk është e mirë, sepse njerëzit, kur kërkojnë një informacion të caktuar ose një shërbim ose një produkt, duan detaje pa ju kontaktuar juve në rrjete sociale. Pra, duke kuptuar psikologjinë e njeriut për të kërkuar diçka, një website është mëse i nevojshëm.

Por pyetja është: çfarë website më duhet mua si biznes ose si person?

Gjëja kryesore në një website është të shesë, vetëm të shesë dhe asgjë më shumë. Nuk ka rëndësi se sa i bukur është një website, por nëse nuk e bën punën e tij që të të sjellë më shumë të ardhura dhe të jetë një kanal komunikimi direkt me klientët, atëherë nuk ia vlen. Tani, duke u bazuar tek shërbimet që ofroni ose produktet, website-t ndërtohen mbi qëllimin që ato arrijnë. Që do të thotë, nëse ju jeni një kompani që merreni me përpunimin e xhamave, atëherë komplet një website është për ju që t'ju sjellë klientë që kërkojnë punime xhami, për kompani që duan një partner dhe për një biznes që duan një risi. Dhe website-i është që të ndërtohet mbi qëllimin që ju doni: të sjellë më shumë kontakte, më shumë shitje, më shumë punë dhe telefonata.

Çfarë kërkojnë njerëzit?

Njerëzit zakonisht bazohen në kredibilitet. Sa e besueshme është një website? Sa shërbime të qarta keni? Sa produkte të qarta keni? Si është hierarkia e website-it? Është e lehtë për klientin t'ju kontaktojë? Është e lehtë që ta blejë atë produkt? Është e lehtë që të shikohen me detaje të gjitha shërbimet tuaja? Pra, është diçka që njerëzit e kërkojnë dhe njerëzit bëhen convert dhe blejnë nga ju. Pra, një website i shfaqur qartë, i shfaqur bukur, i shfaqur me informacionin që një klienti i duhet, atëherë ai do t'ju kontaktojë me patjetër, të paktën 90% të rasteve.

Si mund që të jemi biznesi i parë që të shfaqemi?

Tani, kjo është një pjesë delikate dhe që do një kohë të caktuar për t'u rregulluar. Që do të thotë, komplet një website do të ketë një SEO – Search Engine Optimization, që do të thotë që content-i që website-i juaj përmban të përngjahet me kërkimin që klienti bën. Dhe jo vetëm ajo, kemi tools, vegla të tjera, si Google Business, Google Search Console, Google Analytics, Local SEO, General SEO, që ndihmojnë një biznes që të marrë vlerat dhe klientët e duhur, por merr kohë, të paktën 6 muaj plus.

Pra, Sa kushton një website në Shqipëri?

Çmimi i një website-i varet nga nevojat e biznesit dhe funksionalitetet që kërkohen. Një website prezantues mund të kushtojë rreth €300–€500, ndërsa një website profesional për biznes mund të jetë €500–€800. Për hotele, rezervime ose e-commerce, çmimi mund të variojë nga €700 deri në €1,500+, ndërsa platformat e personalizuara mund të fillojnë nga €1,500+. Në fund, një website nuk duhet parë vetëm si një shpenzim, por si një investim që mund t'ju sjellë më shumë kontakte, klientë dhe shitje.

Në fund

Një website nuk është thjesht një faqe online. Është mënyra se si biznesi juaj prezantohet dhe gjendet nga klientët. Prandaj, pyetja nuk është vetëm “Sa kushton një website?”, por edhe “Sa mund t'i kushtojë biznesit tim të mos kem një website të mirë?”