12 gusht 2026 · 5 min lexim
E-commerce në Shqipëri: A ju duhet një dyqan online për shitje online?
E-commerce ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit blejnë online. Por a i duhet çdo biznesi një dyqan online? Zbuloni si funksionon e-commerce, pse është i rëndësishëm dhe sa kushton një dyqan online në Shqipëri.

E-commerce në Shqipëri: A ju duhet një dyqan online për shitje online?
Çfarë është E-commerce?
E-commerce është tregtia online dhe ka ndryshuar tregun gjatë 20 viteve të fundit në botë. Megjithatë, në Shqipëri është ende një “risi” për shumë biznese, duke qenë se shumica e bizneseve deri vonë nuk përfshiheshin shumë në pjesën e tregtisë online. E-commerce është krijuar gjatë evolimit teknologjik në botë. Një platformë ose një mënyrë e re se si njerëzit blejnë u krijua si ide dhe risi në një mënyrë të vjetër në vitet 1960, por gjithçka ndryshoi më shumë me ardhjen e World Wide Web në vitin 1991. Më pas, kompani si Amazon dhe eBay vazhduan ta zhvillonin këtë mënyrë të re të shitjes gjatë viteve 1994 dhe 1995. Pra, tregu shqiptar ka qenë pas me këto zhvillime, të paktën deri vitet e fundit, sepse tani ka filluar të ndryshojë kultura e mënyrës se si njerëzit blejnë online.
Pse më duhet një E-commerce? A duhet patjetër të kem një dyqan online?
Varet nga lloji i biznesit, por ideja është që çdo biznes që shet një produkt fizik duhet të tentojë, në mënyrën më të mirë të mundshme, të krijojë mundësi që njerëzit të shikojnë të gjithë informacionin për atë produkt. Një nga mënyrat më të mira, më të shpejta dhe më efikase, pa përfshirë vazhdimisht stafin për të dhënë informacion, është E-commerce. Platforma si Shopify, BigCommerce dhe WordPress me WooCommerce e bëjnë të mundur këtë. Një E-commerce është një nga mënyrat më të mira për prezantimin e një produkti, shpjegimin e tij, detajet, përdorimet, çmimin dhe shitjen online. Kjo bën të mundur që njerëzit të kenë kredibilitet mbi informacionin e prezantuar dhe të blejnë produktin. Jo çdo biznesi i duhet patjetër një E-commerce. Zakonisht bizneset e mirëfillta dhe me marketing të mirëfilltë, që shesin produkte të veçanta dhe brande të veçanta, dominojnë në këtë pjesë dhe kanë nevojë për një dyqan online. Por a i duhet çdo biznesi një website? Në fund të ditës, kjo varet nga mënyra se si biznesi juaj funksionon dhe nga mënyra se si dëshironi të arrini klientët tuaj.
A blejnë njerëzit online në ditët e sotme?
Nëse një E-commerce ka të gjithë informacionin e mundshëm dhe produkti i përshtatet klientit, atëherë po, njerëzit blejnë online. Duke parë edhe platformat që kemi zhvilluar, shikojmë që shitjet online nga biznese të të gjitha llojeve gjenerojnë të ardhura dhe mund të arrijnë edhe mbi €8,000 në muajt e parë brenda vitit. Sigurisht, kjo ka nevojë për një marketing të mirëfilltë dhe një strategji të qartë. Duke qenë se gjeneratat e reja janë më të orientuara drejt teknologjisë, edhe blerjet e tyre janë të bazuara online në përgjithësi, sidomos për veshjet, pajisjet teknologjike, veglat, pajisjet shtëpiake dhe shumë produkte të tjera.
Sa kushton një E-commerce në Shqipëri?
Fillimisht duhet të vendoset platforma. Ne gjithmonë sugjerojmë Shopify. Mund të jetë pak më e shtrenjtë se platformat e tjera, por është një nga opsionet më të mira për një E-commerce të mirëfilltë. Pse? Ka një user interface të mirë që rregullohet nga ana jonë, ka checkout të shpejtë, ka sistem administrimi nga ana e biznesit dhe është një nga platformat më të përdorura në botë. Një E-commerce në Shqipëri fillon nga rreth €600 dhe më sipër. Sigurisht, çmimi varet nga dizajni, numri i produkteve, platforma e zgjedhur dhe funksionalitetet që kërkon biznesi.
Në fund, një dyqan online nuk është thjesht një website ku vendosen produkte. Është një kanal i drejtpërdrejtë shitjeje që mund t'i japë biznesit tuaj mundësinë të prezantojë produktet, të marrë porosi dhe të arrijë klientë në çdo kohë.

